Kosovë – Islandë, ja çka deklaron Samir Ujkani pas stërvitjes (FOTO)

11:52 | 21 Mars 2017
Arbresh.info

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e parë para ndeshjes me Islandën. Qindra shikues janë parë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Përfaqësuesja e Kosovës të premten e zhvillon ndeshjen e radhës eliminatore për Kampionatin Botëror, raporton Arbresh.info.

Pas stërvitjes për media ka folur kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, janë ekip i organizuar. Duhet të kemi shumë kujdes, ne po ashtu jemi duke u dëshmuar në aspektin e lojës”, deklaroi Samir Ujkani. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme