Para ndeshjes me Islandën, Kosova U-19 e femrave, mbajti seancën stërvitore, ku kryesisht u përqendruan në situatat në lojë, pasi që më parë u analizua ndeshja Islanda – Mali i Zi, nga e cila u panë anët e forta të skuadrës islandeze si dhe pikat e dobëta të saj e nga ku mund të përfitojnë vashat tona në ndeshjen e nesërme që zhvillohet prej orës 12.30, në kuadër të xhiros së dytë të grupit 1 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-19.
Labinot Qosa, trajner i portierëve, tha: “Kemi punuar mjaft me përkushtim duke ditur se na pret një lojë e fortë kundër Islandës, e cila u tregua mjaft e mirë kundër Malit të Zi, ku kishte mjaft lojtare që u dalluan. Por ne do të përpiqemi që të neutralizojmë sulmet e tyre dhe me kundërzbritje të arrijmë të shënojmë”.
Laurita Ahmeti, futbolliste, shprehet optimiste: “E dimë që Islanda ka një ekip të fortë, por kemi punuar gjatë këtyre me zell, duke analizuar edhe lojën e kundërshtarit dhe do të mundohemi që të i kundërvihemi me sukses dhe besojë se do të kemi një rezultat pozitiv”.
Bleona Zhabari, futbolliste, ka thënë se do të japin maksimumin: “Përballë do të kemi në ekip të fortë siç është Islanda e ku pamë se kishte shumë futbolliste cilësore, por edhe ne jemi përgatitur mirë që me sukses të përballojmë këtë sfidë që nuk do të jetë e lehtë, por gjithsesi shpresoj në sukses”.
Gjenifer Pjetri, futbolliste, shpreson në rezultat pozitiv: “Mendoj se jemi përgatitur mirë. Kemi punuar shumë gjatë seancave stërvitore dhe shpresojë se do të ja arrijmë qëllimit për një sukses edhe pse përballë do të kemi një ekip mjaft homogjen me individë të mirë siç është Islanda”. Kosova U-19 takimin e parë e humbi me 3:0 nga Gjermania U-19.
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...