Kosovë – Islandë, a mendnoi edhe ju sikurse trajneri i Kosovës?

08:08 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, po përgatitet për befasinë e parë në eliminatorët për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

I ftuar në ‘Sport Show’, Bunjaku ka deklaruar se Kosova mund të befasojë Islandën në ndeshjen që zhvillohet në ‘Loro Boriçi’ më 24 mars, duke e shënuar fitoren e parë në këto kualifikime, që do të ishte edhe fitore historike për ‘Dardanët’. “Mund të befasojmë duke e shënuar fitoren e parë”, deklaroi Bunjaku.

Ai po ashtu ka falënderuar edhe tifozët e Kosovës, ‘Dardanët’ për mbështetjen që i kanë bërë përfaqësueses në ndeshjet e para kualifikuese, duke ndjerë keq ardhje që ndeshjet nuk po zhvillohen në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme