Përfaqësuesja e Kosovës U-20 ka shënuar një tjetër fitore në kampionatin evropian të basketbollit duke mposhtur Irlandën.
Në Divizionin B të këtij kampionati Kosova shënoi fitore të jashtëzakonshme ndaj Irlanëds, duke e mposhtur skuadrën e papërshtatshme nga ishulli.
Kosova kishte dominimin në çerekun e dytë dhe të tretë, që janë specialitet i trajnerit Jeton Nixha i cili nxori më të mirën nga lojtarët e tij në dispozicion.
Më i miri ishte Rinor Peci me 22 pikë, 5 kërcime, 3 asistime dhe 6 topa të vjedhur.
Valon Bunjaku shtoi 10 pikë me saktësi të lartë i pasuar nga Kryeziu me 16 pikë nga stoli.
Me këtë fitore Kosova arrin triumfin e dytë radhazi dhe ka gjasa të mira për të shkuar tutje në këtë kampionat nëse arrin t’i mposhtë edhe skuadra tjera të papërshtatshme.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...