Përfaqësuesja e Kosovës U17 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut ndërkombëtar që po mbahet në Castlebar të Irlandës në organizim të UEFA-s.
Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit pas fitores në ndeshjen e parë kundër Danimarkës, sonte kanë pësuar humbje nga skuadra nikoqire, Irlanda, me rezultat 1:2.
Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Kosovës me golin e shënuar nga Albin Prapashtica, në minutën e 45-të.
Megjithatë irlandezët arritën të përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Parrot në minutën e 50-të nga penalltia dhe Kennedy në minutën e 73-të.
Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë kundër Irlandës Veriore.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...