Google ADS

Kosovë – Hungari, sot luhet sfida e fundit kualifikuese

09:47 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Kosova U-17 do ta ketë sot sfidën e fundit në këto kualifikime kundër Hungarisë, kurse sot mbajti seancën stërvitore të radhës, njofton FFK, përcjellë arbresh.info.

Përzgjedhësi Besnik Kollari dhe shtabi teknik janë munduar të nxjerrin mësimet nga lëshimet në dy ndeshjet e para, në stërvitjen e fundit të mbajtur dje.

Atmosfera në ekip e mirë, ndërkaq që gjendja shëndetësore e futbollistëve, sipas fjalëve të mjekut të ekipit kosovar dr. Gëzim Murseli është e mirë.

Ndeshja Hungari – Kosovë luhet nesër në orën 16:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme