Google ADS

Kosovë – Francë B, më mirë mos e shikoni rezultatin

17:57 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Duket se as moti më shi në ndeshjen e parë të “Turkish Women’s Cup – Alanya 2018’’, nuk ishte në anën e Kosovës pasi pësuan me rezultat 6:0 në duel me Kombëtaren e Francës (B), njofton FFK, përcjellë arbresh.info.

Pranimi i golit shumë herët qysh në minutën e 3-të, me gjasë i dekurajoi tej mase vashat tona, të cilat në këtë ballafaqim hynë edhe me një respekt të tepruar ndaj Francës, e cila barte me vete një bagazh të madh të përvojës ndërkombëtare, gjithsesi e përcjellë edhe me cilësi individuale dhe kolektive.

Futbollistet e Kosovës me gjithë orvatjet dhe dëshirën që të bëjnë diçka më shumë  në këtë përballje ishte e kot, sepse fati deshi që në hapje të këtij turneu të ballafaqohen me Kombëtaren jo të barabartë në asnjë aspekt.

Si do qoftë kjo duhet t’u shërbejë vashave tona si mësim për ndeshjet tjera. Pas ndeshjes ja se çka deklaruan nga tabori i Kombëtares sonë.

Franca (B) – Kosova 6:0 (4:0)

Stadiumi Gold Citz

Shikues disa qindra.

Shënues: Danielle(3 e 37), Claire(12), Delphine(42), Anng(74) eNadjama(85)

K.V. Danielle e FR e Syla e Kos.

Franca(B): Elisa, Marinc, Haëa(Nadjang), Anaig, Delphine(Anng), Imes(Chalotte), Clara(Thea), Claire, Anais, Danelle e Pauline(Lindsay).

Kosova: Kolgeci (Leci), F. Shala, Vllasaliu(Syla), Pjetri(Ternava), Biçkaj(Reçica), B. Shala, Jakupi(Rexha), Limani, Kryeziu, Kastrati, Ejupi (Bajra).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme