Kosovari e fiton Ligën e Kampionëve për të rinj (VIDEO)

19:40 | 24 Prill 2017
Arbresh.info

Skuadra e të rinjve të Salzburgut, është shpallur kampione e Ligës së Kampionëve për të rinj.

Salzburg që në skuadër ka edhe talentin kosovar, Mërgim Berisha, ka mposhtur në finale Benfican, me rezultat 2:1.

Golat për Salzburgun i shënuan: Daka dhe Schmidt, ndërsa të vetmin për portugezët, Gomez.

Berisha në këtë takim u paraqit nga minuta e parë, ndërsa këtë edicion në këtë garë, ka realizuar shtatë gola.

Vlen të ceket se Salzburg në gjysmëfinale ka eliminuar skuadrën e të rinjve të Barcelonës.

http://www.dailymotion.com/video/x5jisvt_jose-gomes-goal-hd-benfica-u19-1-0-salzburg-u19-24-04-2017_sport

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme