Kosovarët dhe serbët ballafaqohen në “Counter-Strike”

11:25 | 9 Mars 2023
K.B

Bad News Eagle misionin e radhës e kanë në garën e CS:GO, “Eastern European Masters Spring 2023”.

“Shqiponjat” duelin e parë do ta zhvillojnë kundër ekipit serb, iNation, të shtunën me fillim nga ora 17:30.

Dy ekipet bëjnë pjesë në grupin B, së bashku Eternal Fire (Turqi) dhe VOYVODA (Bullgari), nga ku dy më të mirat kualifikohen tutje në gjysmëfinale.

Bad News Eagles aktualisht gjenden në pozitën e 21 të ranglistës botërore, ndërsa iNation janë në vendin e 37./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme