Kosovare Asllani shënon dy gola në fitoren 15:0 të Suedisë kundër Gjeorgjisë

23:20 | 7 Prill 2022
KRG

Suedia  në kategorinë e femrave, ka arritur të shënojë fitore  të thellë ndaj Gjeorgjisë në kuadër të  kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Pjesë e skuadrës suedeze, ishte edhe  lojtarja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila realizoj dy gola të bukur, transmeton arbresh.info.

Asllani u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes, ku golin e parë e shënojë në minutën e 73-të, duke e bërë rezultatin në 13:0.

Ndërsa golin e dytë e shënojë në minutën e 81-të, ku u tregua e saktë në ekzekutimin e penalltisë.

Në grupin A, Suedia është kombëtarja e cila i prinë tabelës më plotë 18 pikë, ndërsa në vendin e dytë gjenden Irlanda. /arbresh.info/

Të ngjashme