Më pak se 24 orë pasi u raportua se Real Madridi i ka bërë ofertë Kosovare Asllanit t’i bashkohet skuadrën madrilene, që do të debutojë në futbollin e vajzave sezonin e ardhshëm, Mesfushorja ka lënë të kuptohet se e ka pranuar ofertën e “Los Blancos”
Të martën u raportua se Kosovare Asllani mund ta vazhdojë karrierën në futbollin spanjoll pasi që për futbollisten kosovare, e cila shkëlqeu në Kampionatin Botëror të futbollit për femra me Suedinë, interesim ka shfaqur Real Madridi, transmeton Gazeta Express.
Real Madridi u interesua për futbollin me prejardhje nga Kosova pas paraqitjeve të shkëlqyeshme që i bëri ajo në Kampionatin Botëror të vajzave, ku e fitoi medaljen e bronztë me Suedinë.
Pas këtyre lajmeve, Kosovare Asllani la të kuptohet se ka pranuar ofertën e madrilenëve përmes postimeve të saja të fundit në rrjetin sociale Instagram, ku i tha lamtumirë bashkëlojtareve të saj në Linkopings dhe tha se është e gatshme për një sfidë të re.
“Faleminderit bashkëlojtare, ua uroj të gjitha më të mirat për të ardhmen. Ka ardhur koha për një sfidë të re”, shkroi Asllani në Instagram.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe