Zëvendëskapitenja e Suedisë, Kosovare Asllani, ka kritikuar UEFA-n për përdorimin e 50% më pak të kamerave për VAR në Euro 2022 në krahasim me kampionatin evropian të meshkujve.
Pak orë para gjysmëfinales kundër Anglisë që zhvillohet sonte në orën 21:00 , Kosovare Asllani po ngre zërin për këtë çështje.
“Është me të vërtetë një fatkeqësi sepse vendimet nuk mund të merren me të njëjtën saktësi,” tha ajo në një konferencë për shtyp.
“Nuk është vetëm për ne, ka ekipe të tjera. Ka situata ku duhet të keni më shumë kamera dhe kjo mund të jetë vërtet vendimtare. Nëse kemi një lojë ku ata gabojnë, pasi s’kemi pamje të mira nga kamerat, për mua nuk është e pranueshme”, përfundoi ajo. /arbresh.info/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...