Kosovare Asllani është larguar nga Linköping në mënyrë të menjëhershme. Yllja – e cila shkëlqeu me Suedinë në Kupën Botërore – po kërkon aventura të reja dhe për këtë arsye e prishi kontratën.
Ajo nuk ka përfunduar ende me ndonjë klub të ri, por sipas informacioneve të Sportbladet, ajo pritet të bëhet pjesë e ekipit më të ri të femrave – Real Madrid.
Asllani do të ketë një kontratë në tavolinë nga skuadra e re e femrave të Real Madridit, shkruan lajmi.net.
”Spanja është interesante, por unë nuk do të komentoj për asnjë klub në këtë moment”, ka thënë agjenti i lojtares Arash Bayat.
Trajneri i Linköping, Olof Unogård nuk është i befasuar me informacionin për interesin e Real Madridit.
”Ky është një emër ekipi që është lakuar edhe më parë. Ata nuk kanë treguar ndonjë interes konkret dhe ky është një lajm i ri për mua. Por unë nuk jam i habitur me të vërtetë”, tha Unogard.
Real Madrid bleu ekipin e femrave të CD Tacon për pesë milionë euro në fund të qershorit. Sezoni i ardhshëm do të jetë i pari për ‘Los Blancos’ që do të kenë një ekip të femrave.
Megjithatë, ndryshimi zyrtar i emrit nuk bëhet deri në fillim të korrikut 2020.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person