Kosovare Asllani e ka falënderuar Real Madridin për mikpritjen. Futbollistja kosovare ndihet mjaft mirë tek klubi spanjoll, ndërsa zotohet se do ta japë më të mirën nga vetja për të ndihmuar në ndërtimin e ekipit, i cili mund të arrijë suksese në të ardhmen
Kosovare Asllani u transferua gjatë kësaj vere në ekipin CD Tacón, i cili nga sezoni i ardhshëm do të quhet Real Madrid.
Futbollistja kosovare ndihet e privilegjuar që po e vesh fanellën e bardhë, ndërsa premton se do ta japë më të mirën nga vetja për klubin madrilen, në tentim për ta ndihmuar këtë klub ta ndërtojë një ekip solid për të ardhmen.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Tash po shkoj tek Përfaqësuesja e Suedisë për ndeshjet kualifikuese të Evropianit. Dhe, kur të kthehem, do të jetë koha për sezonin e ri në Spanjë. Jam e ngazëllyer dhe mezi pres të ndihmoj në ndërtimin e së ardhmes së Real Madridit që nga fillimi. Do të kërkojë kohë të bëhet kjo, por edhe durim i madh, por unë do të jap gjithçka që të ndihmoj që ekipi të përmirësohet dhe të përparojë, kështu që ne në të ardhmen mund të fitojmë tituj, sepse kjo është ajo që e meriton ky klub”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.
Ajo ndërkohë është mjaft e lumtur që iu bashkua sot ekipit të Suedisë, me të cilin e fitoi medaljen e bronztë në Kampionat Botëror në fillim të kësaj vere.
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...