Google ADS

Kosova zhvillon stërvitjen e parë, para ndeshjes me Maltën

18:27 | 8 Tetor 2018
V. S.

Kosova sonte ka mbajtur seancën e parë stërvitore, për ndeshjen ndaj Maltës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në këtë seancë nuk i pasur të gjithë lojtarët në dispozicion.

Një pjesë e lojtarëve kanë qëndruar në hotel për rigjenerim, për shkak të lojve me klubet e tyre që kanë pasur në vikendin që shkoi.

Po ashtu, Challandes nuk e ka ftuar yllin e Sëansea City, Bersant Celina. Arsyet nuk i ka bërë të ditur, edhe pse futbollisti në fjalë është duke kaluar në formë tejet të mirë.

Kujtojmë që Kosova, me 11 tetor do ta zhvillojë ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, ndaj Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vlen të theksohet se Challandes ka ftuar në kombëtaren A, talentin Lirim Kastrati, që luan për Lokomotivën e Zagrebit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme