Sot në pallatin e rinisë, Kosova si nikoqire do të zhvilloj ndeshjen e fundit ndaj Italisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut rrethi i gjashtë “2018-2019 European Table Tennis Championships”.
Reprezentacioni i meshkujve sot në palestrën e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë do të ballafaqohet me pingpongistët nga Italia, e cila kryeson grupin B2. Kosova, Italia, Izraeli dhe Norvegjia janë në grupin B2.
Selektori Yll Bislimi përsëri ika përzgjedhur talentet Fatih Karabaxhakun dhe Kreshnik Mahmutin si dhe Mentor Shabanin dhe Baton Çitakun për këtë sfidë të radhës për Kosovën.
Unioni Europian i Pingpongut (ETTU – Europena Table Tennis Union) ka caktuar gjyqtarin slloven, z. Matija Krnc, refer ndërkombëtar, për të mbikëqyrë ndeshjen Kosova Itali. Ndërsa drejtësinë do ta ndajnë dyshja Kosovare me licencë ndërkombëtare Alban Hoxha dhe Shefqet Jashari
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...