Kosova ka dështuar të fitojë tre pikët e para në kualifikimet për evropianin Euro 2024 në ndeshjen më të lehtë në letër ndaj Andorrës.
Ndeshja në “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 1-1, me Dardanët të cilët shënuan të parët me anën e Edon Zhegrovës në minutën e 59-të, i cili konkretizoi në gol një asistim të bukur nga Milot Rashica.
E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e mysafirëve, të cilët vetëm dy minuta më pas barazuan shifrat për 1-1 me një gol me kokë pas një goditjeje dënimi afër zonës së rreptësisë.
Pas këtij rezultati zhgënjyes, Kosova gjendet në vendin e tretë në grup me vetëm dy pikë nga dy ndeshje të luajtura, me Izraelin dhe Andorrën që kanë nga një pikë, ndërkaq Bjellorusia mbetet e fundit në grup pa asnjë pikë të fituar.
Zvicra gjendet në vendin e parë me 6 pikë, e Rumania del e dyta me tre pikë të fituara./arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...