Basketbollistët e Kosovës janë duke u stërvitur intensivisht para ndeshjes ndaj Irlandës.
Stërvitjet po mbahen dy herë në ditë, në mënyrë që të janë sa më të gatshëm për duelin e së enjtes, përcjell Arbresh.info.
Atmosfera në kampin e Kosovës është mjaft e mirë, derisa nga lista e gjerë ka disa mungesa.
Erjon Kastrati dhe Domenic Artis nuk do të jenë për shkak të lëndimeve, derisa gjendja e Lis Shoshit do të vlerësohet deri në fund. Jan Palokaj nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dokumentacionit.
Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.
Sfidën e parë Dardanët e kanë më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë, derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.
Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA 2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.
Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...