Kombëtarja e Kosovës në futboll ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Trajneri i kombëtares, Primozh Gliha ka shfrytëzuar seancën e sotme për një ndeshje testuese, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës transmeton Arbresh.info.
Ai ka ndarë futbollistët në dy ekipe për të vlerësuar formën e secilit dhe për të zbatuar në fushë taktikën e duhur për ndeshjen e ardhshme me Zvicrën.
Ndërkohë kjo seancë stërvitore u zhvillua nën praninë e tifozëve.
Për të vazhduar përgatitjet, “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitjen e radhës nesër në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info/
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...