Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Afrim Tovërlani.
Këto përgatitje po zhvillohen për ndeshjen në kuadër të kualifikuese për Euro 2025 kundër Estonisë, e cila zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Derisa stërvitjen e parë e zhvilluan në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, sot Dardanët U21 kanë stërvitur në Kampin Nacional në Hajvali.
Atmosfera në kampin e Dardanëve 21-vjeçar është shumë e mirë, derisa po vazhdon puna me përkushtim për t’u përgatitur sa më mirë dhe për ta nisur mbarë këtë cikël kualifikues./Arbresh.info/
Vuçiç reagon pas protestës së mijëra qytetarëve në Beograd: ...
Egli Tako kërkon të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP...
Parashikimi i motit për nesër
Pesë shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë mung...
Këto janë mënyrat se si shqetësimi i tepërt ndikon tek fëmij...
Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes