Kombëtarja e Kosovës U21 është mposhtur në udhëtim nga Kombëtarja e Anglisë U21.
“Dardanët” e rinj provuan deri në fund, por rezultati përfundimtar doli të jetë 2 – 0.
Ishte Ryan Brewster që kaloi fillimisht “Tre Luanët” në epërsi duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (11′).
Kurse, talenti i Man Cityt, Palmer realizoi gol nga distanca për të dyfishuar epërsinë (27′).
Kosova në këtë takim u mbrojt mirë, por u mungonte finalizimi dhe krijimi i aksioneve, duke marrë parasysh presionin e madh të Anglisë.
Pas kësaj fitore, Anglia U21 renditët e dyta me tre pikë, aq sa ka edhe Kosova U21 që zë vendin e pestë.
Cole Palmer goal for those who couldn’t watch due to region pic.twitter.com/YKQxsm7e9F
— Tamjidul (@bruhstfu6969) September 7, 2021
Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës
Darkë romantike mes Drilonit dhe Sarës: Të dy duam të dimë s...
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gj...
Hamza premton rritje të pagave për zjarrfikësit, sigurim shë...
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon