Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka regjistruar fitore të thellë 0 me 4 pasditen e sotme (e enjte) kundër Andorrës U21.
Nën udhëheqjen e trajnerit Rafet Prekazi, kombëtarja jonë gjeti portën katër herë në takimin si mysafirë duke siguruar fitoren e parë në eliminatore për Euro 21, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja u zhbllokua qysh në minutën e katërt kur Ardit Gashi realizoi nga pika e bardhë për 0 me 1.
Nikoqirët tentuan rikthimin në minutat në vazhdim, por gjërat nuk shkuan sipas planit të tyre dhe Kosova kontrolloi ndeshjen më pas duke shënuar tri gola të njëpasnjëshme.
Mirlind Daku dyfishoi shifrat në minutën e 30′ para se Lirim Mema të shënonte për 0 me 3 vetëm dy minuta më vonë.
Goli katërt dhe i fundit i ndeshjes u shënua nga Eris Abedini në minutën shtesë të fraksionit të parë.
Kosova kishte mundësi të shumta edhe gjatë pjesës së dytë për të realizuar ndërkohë që dominoi me posedim dhe raste për gol.
Pas kësaj fitore, Kosova U21 gjendet në pozitën e parë me tri pikë aq sa ka edhe Turqia në pozitën e dytë e ndjekur nga Shqipëria në të tretën me 21 pikë.
Ndeshja e ardhshme në fazë të eliminatoreve zhvillohet më 11 qershor kundër Turqisë U21./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...