Kosova U21 është mposhtur me rezultat 3-1 nga Estonia U21 në ndeshjen e fundit për kualifikime në Kampionatin Evropian ‘Euro 2025”.
Dardanët e rinj nuk e nisën ndeshjen aspak mirë ku në 45 minutat e parë pësuan dy gola, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë në minutën e 70-të, Yll Ibrahimi u ndëshkua me karton të kuq dhe e la Kosovën me një lojtar më pak.
Vetëm shtatë minuta më vonë kapiteni, Milot Avdyli realizoi gol për të ngushtuar epërsinë.
Por tre minuta pa përfunduar ndeshje, Estonia realizoi edhe golin e tretë duke vulosur fitoren.
Pas 10 ndeshjeve, Kosova doli e katërta në grup me 12 pikë kurse Estonia ishte një vend më poshtë me shtatë pikë të grumbulluara./Arbresh.info
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...