Përfaqësuesja e Kosovës U21 i është kthyer fitoreve mbrëmjen e sotme (e enjte).
Djelmoshat nën udhëheqjen e Rafet Prekazit kanë fituar me rezultat 2 me 0 në takimin e zhvilluar si nikoqir në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht disa shanseve të mira që kishin brenda pjesës së parë, përfaqësuesja jonë golin e epërsisë e realizoi në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Florent Hasani shënoi për 1 me 0 në minutën e 54′, ndërsa shtatë minuta më vonë kombëtarja jonë ndëshkoi edhe një herë mysafirët duke realizuar gol të bukur për 2 me 0 përmes Ardian Ismajlit (61′).
Takimi i sotëm është zhvilluar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian U21, ku Kosova është pjesë e grupit të pestë. “Dardanët” tani qëndrojnë në pozitën e tretë me dhjetë pikë, aq sa ka edhe Irlanda U21 në pozitën e dytë me pesë pikë prapa Gjermanisë U21 në krye të tabelës.
Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara deri tani në kuadër të Kampionatit Evropian, Kosova U21 ka pësuar tri humbje, ka regjistruar tri fitore dhe ka vetëm një barazim./arbresh.info/
Shikoni dy golat më poshtë:
http://www.dailymotion.com/video/x6gpmdt
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...