Kosova U21 të hënë e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Izraelit, që njëherësh është edhe dueli i fundit i Dardanëve të rinj në ciklin e tyre të parë kualifikues për Evropianin 2019.
Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësin Erdogan Celina gjatë kësaj stërvitjeje, e cila u zhvillua në stadiumin “Ramat Gan” në Tel-Aviv, punuan në skema të ndryshme dhe dhanë idetë e tyre të fundit për lojtarët.
Prekazi kërkoi nga futbollistët që të jenë syçelë dhe të mos i lejojnë hapësira kundërshtarit, duke e ditur që në ndeshjen e parë izraelitët kishin shfrytëzuar në maksimum mundësitë që iu dhanë para portës sonë.
Nga djemtë po ashtu u kërkua që ndeshjen e fundit ta luajnë pa presion, por me angazhim maksimal dhe me dëshirë për sukses.
Gëzon fakti se gjendja e të gjithë futbollistëve është shumë e mirë dhe që të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në duelin e nesërm.
Ndeshja Izrael – Kosovë zhvillohet nesër (e martë) në stadiumin “Ramat Gan” në orën 18:00 sipas kohës në Tel Aviv (17:00 sipas kohës tonë).
Mesfushori Rron Broja thotë se janë të përgatitur mirë për këtë ndeshje.
“Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje. Siç dihet kjo është sfida e fundit për ne në këto kualifikime dhe disa prej lojtarëve do të përshëndetemi me Kombëtaren U21”.
“Gjatë këtyre kualifikimeve kemi zhvilluar lojëra shumë të mira dhe pres që edhe nesër të kemi paraqitje dinjitoze dhe shpresoj të arrijmë fitore për t’iu hakmarrë Izraelit për humbjen e pamerituar në stadiumin “Adem Jashari””.
Edhe Lirim Mema beson që forma e ekipit është e mirë dhe kërkon hakmarrje për humbjen në Mitrovicë.
“Ekipi është në formë të mirë dhe ka treguar seriozitet gjatë tërë këtyre ditëve në stërvitje. Po e presim me padurim duelin me Izraelin dhe pres që t’i hakmerremi për atë humbje në Mitrovicë”.
“Kemi punuar shumë gjatë stërvitjeve dhe besoj se në fund këtë fushatë të kualifikimeve ta mbyllim me fitore”.
Në anën tjetër sulmuesi Mirlind Daku, e di që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.
“Sigurisht se ndeshja me Izraelin nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi punuar shumë gjatë këtyre ditëve dhe jemi optimist për sukses”.
“Duam që të dëshmojmë si me lojë ashtu edhe me rezultat se humbja në Mitrovicë nuk ka qenë epilog real. Kam besim te ky kolektiv dhe shpresoj ta kemi ditën tonë”, ka deklaruar Daku.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...