“Dardanët” ka siguruar vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit.
Kosova U21 ka barazuar pa gola 0 me 0 në takimin si mysafirë ndaj Azerbajxhanit në Baku të zhvilluar pasditen e sotme (e martë) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21, shkruan portali arbresh.info.
Ky është barazimi i parë për përfaqësuesen tonë pas pesë ndeshjeve, tri humbjeve dhe dy fitoreve.
Nikoqirët mbetën me vetëm nëntë lojtarë në fushë dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit kur mbrojtësi Anton Krivotsyuk u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë (88′) para se sulmuesi Ilkin Sadigov të largohej gjithashtu pas dy kartonëve të verdhë brenda pesë minutave shtesë.
Djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi qëndrojnë në pozitën e katërt me shtatë pikë, aq sa ka edhe Izraeli në pozitën e tretë të Grupit 5.
Ndërsa, Azerbajxhani qëndron në fund të tabelës me vetëm një pikë pas katër ndeshjeve të humbura radhazi./arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...