Përfaqësuesja U20 e Kosovës të premten mbrëma në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka zhvilluar ndeshje miqësore me Malin e Zi, në të cilën ndeshje triumfoi skuadra mysafire me rezultat 70:50.
Çereku i parë përfundoi me rezultat 10:23, ndërsa në çerekut e dytë u tregu një lojë më e barabartë ku fundi i çerekut të dytë ishte 13:13, kështu duke përfunduar pjesa e parë me rezultat 23:36 për Malin e Zi.
Në çerekun e tretë kishte pak raste shënime ku në fund çereku i tretë u mbyll me vetëm 10 pikë të shënuara, 6 nga Mali i Zi dhe 4 nga Kosova.
“Dardanët”, luftuan deri në fund për të zvogëluar diferencën, dhe kështu ndeshja përfundoj me rezultat 50:70 në të mirë të mysafirëve.
Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të përgatitjeve para FIBA Kampionatit Evropian U20, Divizioni B, i cili do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në javët e ardhshme Kosova pritët që të zhvilloj edhe ndeshje të tjera miqësore si pjesë e përgatitjeve./arbresh.info/
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...