Kosova U20 luftoi deri në fund, por pësoi nga Gjeorgjia 70:80 (23:16, 9:18, 17:21, 21:25), në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Basketbollistët e Kosovës e nisën ndeshjen mjaft mirë, ku fillimi ishte i barabartë, por gjeorgjianët u shkëputën në 7:14, megjithatë dardanët e rinj përmbysën shpejt dhe e fituan çerekun e parë 23:16.
Periudha e dytë ishte fatale për Kosovën, ku gjeorgjianët e fituan 9:18, ndërsa në pjesën e dytë, basketbollistët e Kosovës u munduan me të gjitha forcat të fitojnë, por nuk ia arritën qëllimit dhe pësuan 70:80.
Te Kosova u dalluan Jon Ukaj me 16 pikë e gjashtë asistime, Dion Sheqiri me 17 pikë e shtatë kërcime dhe Visar Ejupi me 16 pikë dhe shtatë kërcime.
Ndeshja e radhës do të jetë të dielën ndaj Suedisë nga ora 16:00.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...