Google ADS

Kosova U20, femrat, mbyll aventurën në Kampionatin Evropian të Beach Volley

15:14 | 15 Korrik 2022
arbresh.info

Me ndeshjen kundër Estonisë, Kosova U20, femrat, mbyll aventurën në Kampionatin Evropian të Beach Volley.

Ekipi U20 i Kosovës, femrat, i përbërë nga dyshja Yllka Jashari/Melirona Avdullahu, të drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari, ka përfunduar garën në Grupin C të Kampionatit Evropian të volejbollit në rërë për këtë grupmoshë, i cili po mbahet në Izmir të Turqisë.

Në përballjen e fundit të grupit, vashat kosovare u ndeshën me dyshen e fortë estoneze Kuivonen/Jurgenson, duke pësuar humbje 2-0 (21 – 16, 21 – 7) në sete.

Kujtojmë se më herët “Dardanet” ishin ndeshur me ekipe si Gjermania dhe Spanja, duke pasur fatin e keq të pjesmarrjes në një grup jashtëzakonisht të fortë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme