Në një mbizotërim të plotë me lojë dhe rezultat Dardanët U19 kanë triumfuar kundër Kombëtares së Ukrainës me rezultat thellë 4:0 në kuadër të grupit të 7-të të turneut kualifikues për Euro 2024.
Në pjesën e parë rezultati ka mundur të jetë më i lart sikur Lokaj të shfrytëzonte dy raste kur u gjend i vetëm përball portës ukrainase.
Në minutën e 22-të Gashajani zhbllokoi rezultatin duke shënuar gol të bukur. Edhe në vazhdim u krijuan disa raste të mira por kjo pjesë u mbyll me epërsinë minimale të Dardanëve, përcjell Arbresh.info.
Sikur pjesa e parë edhe pjesëloja e dytë nisi me mbizotërim të djemve tanë të cilët krijuan raste dhe shënuan gola. Eliot Bujupi dyfishoi rezultatin në 2:0.
Dardanët sikur kërkonin rezultat më bindës, kështu që Gashjani në thellësi mori një top dhe me solo aksion duke kaluar nëpër mbrojtjen ukrainase mposhti portierin Fesyuk, duke ngritur shifrat në 3:0.
Ukrainasit u përpoqën mjaft të ndryshojnë rezultatin dhe krijuan disa raste shënimi por mbrojtja dardane me portierin Miran Qelaj nuk lejuan që porta e tyre të preket. Ndërsa, pak para fundit Dardanët shënuan edhe golin e katërt në minutën e 92-të përmes Ramës duke vulosur rezultatin dhe fitoren bindëse, 4:0. Të martën (më 21 nëntor) Dardanët zhvillojnë ndeshjen e fundit kundër Maltës, që do të zhvillohet prej orës 14.30 dhe pas kësaj fitoreje shpresojnë të kalojnë “Elite Round”.
Pas ndeshjes përzgjedhësi Adil Maliqi: “Ishte një lojë e mirë dhe këta djem treguan e dëshmuan se kanë karakter fitues duke nderuar veten, familjet e tyre dhe vet shtetin e Kosovës. Prandaj fitorja në radhë të parë u tako atyre dhe krejt Kosovës. Me këtë paraqitje të mirë na kanë bërë krenarë të gjithëve dhe kanë dëshmuar se Kosova ka potenciale të mëdha dhe mund të rangohet lartë në futbollin evropian e botëror.
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...