Norvegjia U-19 e ka mposhtur Kosovën U-19 me rezultat 3-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Pjesa e parë filloi mjaftë e baraspeshuar, por që Dardanët e rinj nuk ishin mjaftë të përqendruar nga fundi.
Ishte minuta e 44-të, kur Bryan Fiabema realizoi nga penalltia, për rezultatin 1-0, e që dy ekipet shkuan në pushim.
Në 45 minutat e dytë, Përfaqësuesja e Kosovës U-19 nuk ishte mjaftë e koordinuar në fazën defanzive, duke pranuar edhe dy gola të tjerë.
Ishte minuta e 67-të, kur Fiabema shënoi golin e tij të dytë personal në këtë takim, me Odin Holm që ishte në rolin e asistuesit.
Anëtari i Norvegjisë ishte tejet i disponuar për lojë dhe atë e dëshmoi duke realizuar het-trik në minutën e 75-të, me shqiptarin Uranik Seferin që mbron ngjyrat e kundërshtarit dhe ishte asistuesi.
Kosova U-19 është në Grupin 10 të fazës kualifikuese që startoi sot, e që përveç Norvegjisë, janë edhe Gjeorgjia e Uellsi.
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...