Kosova U19 ka siguruar fitore me rezultat 1 me 0 në ndeshjen e rrethit elitë të Kampionatit Evropian kundër Azerbajxhanit.
Përfaqësuesja U19 e kombëtares sonë siguroi fitore me rezultat minimal me golin e realizuar nga Leutrim Kryeziu në minutën e 72′, shkruan portali arbresh.info. Takimi është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve në Antalya.
“Në pjesën e parë disi futbollistët tanë luajtën jo me seriozitetin e duhur, duke mos e marrë kundërshtarin për serioz, ndaj edhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0″, ka theksuar Krasniqi.
“Në pushim i analizuam dobësitë dhe pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe dhe ekipi u angazhua maksimalisht dhe arritëm të shënojmë një gol, që ishte edhe i fitores. Futbollistët e Azerbejxhanit luajtën mjaft ashpër ndaj dhe kishim tri ndërrime të detyrueshme. Por provuam edhe disa futbollistë tjerë. Me gjithë tri mungesat nga përbërja kryesore mendoj se djemtë luajtën mirë”
Kombëtarja U-19 ndeshjen e radhës do ta zhvillojë të premten më 26 janar kundër Kazakistanit./arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare