Kosova U19 ka pësuar një disfatë të rëndë pasditen e sotme (e shtunë).
Me një rezultat të thellë 3 me 0, Kosova U19 është mposhtur nga Irlanda e grupmoshës së njëjtë në fazën e dytë të ndeshjeve për kualifikimet në Kampionatit Evropian U19 pasditen e sotme në takimin e zhvilluar si mysafirë, shkruan portali arbresh.info.
Përfaqësuesja jonë u ndëshkua herët nga irlandezët që arritën të realizojnë golin e epërsisë për 1 me 0 pas vetëm 5 minutave lojë. Por, nikoqirët e këtij u treguan të ashpër edhe në vazhdim duke shënuar sërish në portën tonë.
Pas golit të epërsisë së realizuar nga sulmuesi 17-vjeçar Michael Obafemi, i cili është pjesë e skuadrës angleze Southampton, Lee O’Conner dyfishoi epërsinë duke shënuar për 2 me 0 në minutën e 13′.
Goli i tretë dhe i fundit nga Irlanda U19 u realizua në minutën e 54′ të pjesës së dytë nga sulmuesi Rowan Rache.
Si e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit, Irlanda U19 gjendet tani në krye të Grupit 5 me katër pikë, një më shumë se Portugalia U19 në pozitën e dytë e ndjekur nga Sllovakia U19 me një pikë dhe Kosova në vendin e fundit me asnjë pikë./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...