Kosova U19 mposhtet nga Italia

22:54 | 9 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Kombëtarja U19 e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë në Evropianin për hendbolliste që po zhvillohet në Prishtinë.

Të dielën mbrëma, Kosova humbi nga Italia me rezultat 41:17.

“Dardanet” pësuan për shkak të gabimeve të shumta dhe kjo kushtoi në fund.

Kanë kushtuar edhe përjashtimet me dy minuta, por edhe lëshimet e shumta teknike.

Italia ka luajtur ndeshjen e parë dhe ka dëshmuar se është në mesin e skuadrave.

Ndeshjen e radhës Kosova e ka kundër  Britanisë së Madhe të hënën prej orës 19:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme