Kombëtarja e Kosovës U19 në kategorinë e femrave ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatit Evropian 2023.
“Dardanet” u mposhtën në Belfast nga Irlanda e Veriut me rezultat 3:1.
Kosova e nisi më mirë ndeshjen, duke e marr epërsinë që në minutën e 28-të, kur golin e gjeti Gresa Berisha.
Megjithatë, vendaset arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 57-të përmes Aimee Neal.
Ndërkohë, fitoren Irlandës së Veriut ia siguroi Keri Halliday, që shënoi dy gola në 10 minutat e fundit duke ia shuar shpresat Kosovës për një kualifikim të mundshëm.
Kosova e mbylli këtë fazë në pozitën e dytë, me 6 pikë, aq sa kishte edhe Irlanda e Veriut, por që siguroi pozitën e parë falë fitores në takimin e ndërsjellë.
“Dardaneve” do t’i kishte mjaftuar një barazim për të siguruar promovimin në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues për Evropian./Arbresh.info/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...