Kombëtarja e Kosovës U19, është kualifikuar në “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatin evropian “Lituania 2024”.
Skuadra e udhëhequr nga selektori Adil Maliqi kanë siguruar kalimin tutje pas barazimit me Sllovakinë (1-1) dhe fitores së madhe ndaj Ukrainës (4-0), ndërsa barazuan në ndeshjen e tretë kundër Maltës (2-2), shkruan Arbresh.info.
Malta kaloi e para në epërsi, kur në minutën e gjashtë, Matthias Fenech zhbllokoi rezultatin. Megjithatë, Kosova u kundërpërgjigj me dy gola për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh 2:1. Fillimisht, Eliot Bujupi shënoi nga penalltia në minutën e 39-të, të cilën e siguroi Elvir Gashijani, përpara se tre minuta më vonë të realizoi golin e epërsisë. Këtë herë, shënues ishte Dior Gërbovci (42’), ndërsa në fund të pjesës së dytë, Malta shënoi përsëri duke e barazuar rezultatin në 2-2.
Dardanët e rijn përfunduan në pozitën e dytë me pesë pikë, ndërsa Ukraina është liderë të grupit me një pikë më shumë. /Arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...