Kombëtarja e Kosovës U19 ka marrë edhe fitoren e dytë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Grupit 10 për Kampionatin Evropian 2025.
Dardanët e rinj kanë triumfuar ndaj bashkëmoshatarëve të tyre nga Ishujt Faroe me rezultat të pastër 2-0.
Që nga fillimi i ndeshjes pati dominim nga djelmoshat e Adil Maliqit, derisa goli i parë erdhi në minutën e 31-të.
Gashi asistoi bukur te mesfushori Dior Gërbovci i cili realizoi për të kaluar Dardanët në epërsi 1-0.
Me epërsinë minimale të Kosovës 1-0 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.
Kosova e nisi mirë edhe pjesën e dytë, kur sulmuesi i Stuttgartit, Eliot Bujupi realizoi për 2-0 në minutën e 52-të.
Deri në fund përkundër dominimit nga Kosova dhe disa rasteve të tjera shënimi gola më nuk pati dhe Dardanët triumfuan 2-0.
Megjithatë kjo fitore nuk i mjaftoi Dardanëve për kualifikim në Elite Round, pasi Spanja triumfoi ndaj Austrisë me rezultat 1-0 me një gol në minutën e fundit të ndeshjes.
Kësisoj nga Grupi 10 kalojnë tutje Austria dhe Spanja me nga gjashtë pikë sa kishte edhe Kosova, por që dy kombëtaret e kualifikuara kishin golaverazh më të mirë. /Telegrafi/
Kroacia shkon në Zgjedhje Presidenciale
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...