Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka mbyllur aventurën në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Mioveni të Rumanisë, me ndeshjen për vend të pestë kundër Bullgarisë, të dielën në mëngjes.
Vashat ‘Dardane’ u desh të pajtohen me një disfatë 0-3 (8:25, 14:25, 10:25) nga rivalet bullgare në këtë përballje, por nga ky Kampionat Ballkanik dalin si ekipi i gjashtë më i mirë, pasi mposhtë Maqedoninë e Veriut për këtë pozitë.
Kujtojmë se Kosova ishte pjesë e Grupit A në këtë kompeticion, ku bënin pjesë Kombëtare shumë të forta si ajo e Bullgarisë, Turqisë dhe Rumanisë.
Në tërësi, ishte një përvojë e mirë për këto lojtare që në të ardhmen pritet të jenë pjesë edhe e ekipit senior./arbresh.info/
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
Forcat ukrainase shkatërruan një depo të dronëve rusë
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...