Hendbollistet e Kosovës U-17 e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë në Evropianin e Divizionit B që po mbahet në Klaipeda të Lituanisë.
Të hënën hendbollistet tona të reja janë përballur me Finlandën dhe kanë pësuar me rezultat 44-10.
Pas pjesës së parë rezultati ishte 18-6. Sidomos pjesa e dytë ishte e zbehtë dhe është e qartë se këtë gjeneratë e pret punë e madhe dhe rrugë e gjatë për të kërkuar suksesin në këtë nivel.
Sërish ka pasur gabime të shumta teknike, ndonëse angazhimi nuk ka munguar. Por ndeshje si kjo me Finlandën janë përvojë e domosdoshme për hendbollistet tona të reja për zhvillim të mëtejmë.
Fitimi i përvojës ndërkombëtare është edhe qëllimi kryesor për këtë Evropian. Kjo gjeneratë është grumbulluar për herë të parë.
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...