Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e meshkujve, e ka përmbyllur me sukses grumbullimin pesëditor në Kampin Nacional në Hajvali.
Përzgjedhësi Arbnor Morina, kishte të ftuar gjithsej 24 futbollistë, nga kampionati vendor dhe nga jashtë vendit, të lindur më 2008, përcjell Arbresh.info.
Gjatë këtij grumbullim, Kosova U17 ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese me 2 Korrikun dhe Ballkanin, me ç’rast në të dy takimet Kosova ka shënuar fitore, anipse ruzultati nuk ishte prioritet.
Përzgjedhësi Morina u shpreh i lumtur që për herë të parë janë grumbulluar futbollistë nga diaspora dhe Kosova, të cilët kanë zhvilluar stërvitje dhe kanë luajtur bashkë. Kjo do t’i ndihmojë atij për ta bërë përgjedhjen e duhur të ekipit të Kosovës, i cili do të paraqitet në ndeshjet kualifikuese të cilat zhvillohen nga 7 deri më 15 tetor në Genk të Belgjikës.
Kosova U17 ndodhet në grupin e 4-t të Ligës B, bashkë me Belgjikën, Ukrainën dhe Kazakistanin
Ndërsa ndeshjen e parë të raundit të parë e zhvillon me 9 tetor ndaj Ukrainës./Arbresh.info
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...