Stafi i Përfaqësueses U17 të Kosovës në krye me përzgjedhësin Arsim Abazi për 10 ditë ka organizuar kamp seleksionues në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.
Fillimisht është punuar me lojtarët nga ekipet vendore, ku ishin të përfshirë 120 futbollistë, derisa në tri ditët e fundit janë grumbulluar 24 futbollistë që luajnë në ekipet evropiane, e që këto ditë ndodhen për pushime në Kosovë.
Gjatë këtyre tri ditëve stafi i Kosovës U17 i ka ndarë lojtarët në dy ekipe dhe janë zhvilluar ndeshje testuese për t’i parë vlerat dhe formën e gjithsecilit.
Të pranishëm përveç stafit të Kosovës U17, kanë qenë edhe përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi dhe koordinatori i ekipeve të grupmoshave të reja, Isa Sadriu, derisa kampin e ka vizituar edhe presidenti Agim Ademi.
Përzgjedhësi Abazi është shprehur i kënaqur me performancën e këtyre lojtarëve dhe është shprehur optimist se për kualifikime do të krijojnë një ekip kualitativ.
Kosova U17 ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian do t’i ketë në muajin tetor, ku është në grup me Austrinë, Slloveninë dhe Ishujt Faroe. Paraprakisht në muajin shtator pritet që “Dardanët” t’i luajnë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë. /Zeri.info
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi