Kombëtarja e Kosovës e vajzave U17 është kualifikuar në Ligën A për kualifikimet e Evropianit, pasi e ka mbyllur turneun kualifikues të Grupit B4 në pozitën e parë, me 4 pikë.
Kalimi në Ligën A u konfirmua sot, pasi Shqipëria shënoi fitore në duel me Izraelin, në ndeshjen e fundit të grupit, me rezultat 2-1.
Të rikujtojmë se Dardanet U17 shënuan fitore ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e parë 3-1, derisa më pas barazuan me Izraelin 1-1.
E epilogut të ndeshjes Shqipëri-Izrael iu gëzua edhe përzgjedhësja e Kombëtares U17, Sanije Krasniqi, e cila së bashku me stafin e saj për të tretin vit radhazi me këtë kombëtare arrin të kualifikohet në Ligën A.
“Ky është një sukses shumë i madh i kësaj gjenerate, sepse shumica e tyre janë të lindura në vitin 2009, kurse në këto kualifikime luajnë futbolliste të lindura në vitin 2008 dhe 2009”.
“I përgëzoj vajzat për këtë sukses dhe për punën dhe disiplinën e treguar në këtë cikël kualifikues. Tash na mbetet të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme, ku kundërshtarët janë të nivelit shumë më të lartë”.
“Gjithsesi, kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për vajzat tona që të fitojnë eksperiencë. Sigurisht se edhe në Ligën A do të mundohemi të bëjmë paraqitje sa më të mirë dhe ta përgatisim këtë gjeneratë për Kombëtaren U19 e pse jo edhe për Kombëtaren A”, ka theksuar Krasniqi.
Shorti për Ligën A për kualifikimet e Evropianit 2025 do të tërhiqet në dhjetor, derisa ndeshjet e fazës së ardhshme do të zhvillohen në pranverën e ardhshme.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...