Kombëtarja e Kosovës U17 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut U17, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian që zhvillohen në muajin nëntor.
Përballja e parë do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në orën 16:00, derisa miqësorja e dytë më 8 shtator, në të njëjtin stadium, në orën 11:00, shkruan FFK, transmeton Arbresh.info.
Këto dy miqësore përzgjedhësit Arbnor Morina dhe stafit të tij do t’i shërbejnë për ta parë formën e futbollistëve dhe për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikueset e nëntorit.
Kosova bën pjesë në Grupin e 9-të, ku janë të përfshira edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...