Nga 16 deri më 21 Gusht do të mbahet FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, ku marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia.
Basketbollistët e Kosovës U16 kanë stërvitur dy herë në ditë për të qenë sa më të përgatitur për këtë Evropian. Të enjten mbrëma do të kenë stërvitjen e fundit, kurse të premten do të pushojnë.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe Dritëro Sefaja ka shpallur 12-shen përfundimtare: Jon Ismali, Rron Dahsyla, Norik Binqe, Eris Zeneli, Orges Shatri, Dren Kastrati, Drinor Gërxhaliu, Don Shehu, Flon Kastrati, Lum Zeqiri, Arlind Konjuhi dhe Edin Bacevac.
Dardanët e rinj ndeshjen e parë e zhvillojnë të hënën nga ora 17:00 ndaj Maltës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kjo është edhe një ngjarje madhore që i besohet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), pasi më herët ka organizuar Divizionin C për meshkuj U18 më 2018, Divizionin B për femrat U20, si dhe ‘Bubble’ në muajin shkurt, ku ishin pjesëmarrëse Kosova, Luksemburgu, Islanda dhe Sllovakia. /Lajmi.net/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...