Kosova U16 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut në Dubai, duke u mundur nga Belgjika, me rezultat 3-0.
Djelmoshat tanë patën një paraqitje të mirë në pjesën e parë dhe u rezistuan mjaft mirë sulmeve të belgëve deri në minutën e 63-të, kur Bosau Nketa Orphe e zhbllokoi rezultatin.
Ky gol shkaktoi zhgënjim tek ekipi i drejtuar nga Besnik Kollari dhe si rrjedhojë e shpërqendrimit vetëm pas dy minutash belgët realizuan edhe golin e dytë, kësaj radhe nëpërmjet Dassy Dylan.
Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vendosi Mitsindo Yves në minutën e 89-të.
Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu kombëtarja jonë U16 do ta zhvillojë të enjten kundër Republikës së Çekisë.
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi