Kosova U16 merr pjesë në turneun e Dubait

13:29 | 18 Janar 2019
A. B.

Kombëtarja e Kosovës për grupmoshën deri 16-vjeç nën drejtimin e përzgjedhësit, Besnik Kollari, do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të kësaj grupmoshe në Dubai, që mbahet prej 8 deri më 15 shkurt.

ipas drejtorit për marrëdhënie me jashtë dhe të ekipeve kombëtare, Artan Govori, ftesa për pjesëmarrje në këtë turne ka ardhur nga Federata e Emirateve të Bashkuara Arabe, derisa krahas Kosovës dhe kombëtares nikoqire në grup do të jetë edhe Belgjika dhe Republika e Çekisë.

Të gjitha shpenzimet e akomodimit në Dubai do t’i mbulojë Federata e UAE-së, derisa FFK-ja do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit.

Turne të tilla pa dyshim se janë të mirëseardhura dhe ndikojnë në zhvillimin e mëtejmë të ekipeve zinxhirore të kombëtareve, prandaj FFK-ja është e përkushtuar që në vazhdimësi t’iu mundësojë ekipeve kombëtare aktivitete edhe jashtë kalendarit të garave zyrtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme