Dardanët e rinj e kanë nisur me fitore Kampionatin Evropian, Divizioni C për U16, që filloi sot në Prishtinë.
Kosova U16 ka mundur Maltën me rezultat të thellë 103:53 (24:6, 23:15, 31:18, 25:14).
Basketbollistët e Kosovës U16 e nisën fuqishëm ndeshjen dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë, 24:6.
Dardanët e rinj vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku shtuan epërsinë në 47:21, sa përfundoi pjesa e parë.
Kosova nuk u ndal as në pjesën e dytë, ku shtoi epërsinë edhe më shumë dhe triumfuan bindshëm 103:53.
Te Kosova u dalluan Mal Tusuni me 17 pikë dhe 13 kërcime, Yll Kastrati me 26 pikë e nëntë kërcime e Lis Binishi me 14 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...