Kosova U15 barazoi me Shqipërinë në miqësoren e parë

18:49 | 3 Maj 2018
Arbresh Info

Miqësorja e parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për kombëtaret e moshës 15-vjeçe, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Elbasan Arena” u mbyll pa fitues, me rezultat 1:1.

Loja në përgjithësi ishte e baraspeshuar, kurse u zhvillua në dy pjesë nga 35 minuta, me futbollistë të lindur në vitet 2003 dhe 2004.

Në pjesën e parë përkundër angazhimit të dyja ekipeve, rrjetat e portave mbetën të paprekura.

Ndërkaq, në pjesën e dytë Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 46-të, me golin e shënuar nga Sulaj nga pika e bardhë, por Kosova u kundërpërgjigj në minutën e 61-të, kur Tahiri barazoi shifrat 1:1.

Këto dy kombëtare do të përballen edhe më 5 maj, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 12:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme