Kosova u pranua në FISU, ky është reagimi i Musa Selimit

13:58 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Federata e Sporteve Universitare e Kosovës (FSUK) është pranuar me të drejta të plota si anëtarja më e re në Federatën Ndërkombëtare të Sporteve Universitare (FISU), në Asamblenë e Përgjithshme që po mbahet në Taipei të Tajvanit, përcjellë Arbresh.info.

Presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi, e vlerëson këtë moment si ndër më të mirët në jetën e tij. “FISU me 17 Gusht 2017 në Taipei (Taiwan), ora 14.30 pranoi zyrtarisht Federatën e Sportit Universitar të Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta. Moment që do me mbetet një nder kujtimet më të mira ne jete ! Urime student , bord ekzekutiv. i Fsunk dhe sportistë e qytetarë të Kosovës”, ka shkruar Musa Selimi në rrjetin social Facebook. /Arbresh.info

Image may contain: 3 people, people standing and suit

Të ngjashme