Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian, Kosova U-19 ka nisur grumbullimin 4 ditorë të radhës në stadiumin e KF”2 Korriku” në Prishtinë, njofton FFK, transmeton arbresh.info.
Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka ftuar 28 futbollistë, vendor për të parë gjendjen reale të këtyre djemve.
Ky është grumbullimi i tretë i Kombëtares nga ku përzgjedhësi Krasniqi, do të përpiqet të gjejë grupin më të mirë të futbollistëve të cilët, në tetor do të kenë ndeshjet para kualifikuese në tetor dhe që do të zhvillohen në Hungari.
Me këtë rast përzgjedhësi Ramiz Krasniqi është shprehur: “Kësaj radhe kemi grumbulluar një numër të konsiderueshëm të futbollistëve duke shfrytëzuar edhe pushimet e disa djemve që luajnë nëpër klubet evropiane, me të cilët do të punojmë këto 4 ditë për ta bërë përzgjedhjen e duhur që të përgatitemi sa më mirë që është e mundur për Kampionatin evropian. Do të kemi edhe dy ndeshje kontrolluese që janë të mirëseardhura për neve. Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe me grupin tjetër në një kohë tjetër dhe shpresojmë që deri në tetor të kemi edhe ndonjë ndeshje miqësore kontrolluese. Ne besojmë e shpresojmë se nga Turneu para kualifikues që do të mbahet në Hungari të luftojmë për elitë round e pse jo edhe të shkojmë më tutje. Kemi një potencial të mirë, por nevojitet shumë punë e përkushtim i të gjithëve. Unë shpresojë dhe besojë në përkrahjen e të gjithëve për të arritur rezultat sa më pozitiv”.
Kosova U-19 e vizitoi dhe i përshëndeti zv. ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Rexhep Mazrreku, duke ju dëshiruar punë e suksese. /arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...